VOGËLUSHJA FESTON DITËLINDJEN/ Fjolla Morina i dedikon vajzës së saj mesazhin e ëmbël – AlpeGossip
VOGËLUSHJA FESTON DITËLINDJEN/ Fjolla Morina i dedikon vajzës së saj mesazhin e ëmbël

VOGËLUSHJA FESTON DITËLINDJEN/ Fjolla Morina i dedikon vajzës së saj mesazhin e ëmbël

Fjolla Morina ka festuar mbrëmë ditëlindjen e vajzës së saj të vogël, Alayah e cila mbushi 4 vjeç. Fjolla kishte organizuar një festë përrallore, me plot ngjyra për vogëlushen.

Disa foto nga festa këngëtarja i ka postuar në Instastory. Në njërën prej tyre shfaqet edhe torta e veçantë me njëbrirësha e ylbera dhe në mes emri Alayah.

Në festë, Fjolla kishte ftuar miq e të afërm. Alayah mori urime të shumta të cilat këngëtarja i bëri publike duke i falenderuar.

“Vajza ime e bukur gëzuar ditëlindjen! Dita që ti ke lindur është një nga më të paharruarat për mua. Asnjëherë nuk do e harroj momentin kur të mora në krahë për herë të parë. Të dua shumë! Jam nëna më e lumtur në botë që kam një engjëll si ty. Ti je thesari i jetës sime. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”, ishte urimi i Fjollës për të bijën.