PANTALLONAT MË "TË VËSHTIRA" NË BOTË/ Shihni si mund t'i vishni (FOTO) - AlpeGossip
PANTALLONAT MË “TË VËSHTIRA” NË BOTË/ Shihni si mund t’i vishni (FOTO)

PANTALLONAT MË “TË VËSHTIRA” NË BOTË/ Shihni si mund t’i vishni (FOTO)

Sa herë që mund të keni parë të tilla pantallona, në fakt, jeni menduar dy herë për t’i pasur. Në fakt, stilistët mendojnë se ka një koncept të gabuar për “paper bag pant” – pantallonat e gjera me lidhje në bel. Shumica mendojnë se janë të vështira për t’i kombinuar, por nuk është gjithmonë kështu.

Kur thua pantallona të gjera me lidhje në bel, nuk tingëllon edhe aq mirë. Ndoshta kjo është edhe arsyeja pse shumë vajza vazhdojnë ta quajnë modeli “më i vështirë”.

Por ja ku janë disa silueta, të cilat ju bëjnë të ndryshoni mendim. Ndryshe nga sa besohet gjerësisht, këto lloj pantallonash kanë një prerje jashtëzakonisht elegante. Prerja me kënd thekson më shumë belin dhe krijon idenë e një shtati më të gjatë.

Nëse zgjidhni një dizajn që ju përshtatet dhe një copë cilësore, do të ndiheni më të sigurta gjatë sezonit të ri, si me asnjë palë të tjera.

Në këto foto, do të gjeni disa stile, të cilat do t’ju bëjnë të ndryshoni mendje.