NDOSHTA NUK E KENI DITUR/ Ju themi çfarë njerëzish jeni në varësi të kafes që pini – AlpeGossip
NDOSHTA NUK E KENI DITUR/ Ju themi çfarë njerëzish jeni në varësi të kafes që pini

NDOSHTA NUK E KENI DITUR/ Ju themi çfarë njerëzish jeni në varësi të kafes që pini

Ndoshta nuk e kini ditur më herët, por një filxhan kafeje tregon shumë rreth personalitetit tuaj. Sipas studiuesve, lloji që ne zgjedhim për konsumimin e kafes flet shumë rreth asaj çfarë ne jemi. Më poshtë do t’ju tregojmë disa të tilla dhe ju bëni zgjedhjen tuaj.

Kafe ekspres: Përdorimi i kafes ekspres tregon që ju jeni një person i besueshëm, i vendosur dhe i shkoni situatave deri në fund. Jeni tip i dhënë pas punës dhe i shkathët, nuk prisni derisa situatën ta zgjidhin të tjerët.

Makiato: Kafja me qumësht tregon qetësinë e personalitetit tuaj. Jeni njerëz të sjellshëm dhe dëshironi të qendroni sa më larg streseve.

Kapuçino: Nëse jeni përdorues i kapuçinos, atëherë ju jeni një person që e shijoni jetën. Gjithashtu mërziteni lehtë nga situata e ndryshme në të cilën ndodheni.

Kafe e zezë: Përdorimi i kafes së zezë tregon që jeni një person shumë kursimtar dhe me shumë humor në të njëjtën kohë. Por kur gjendja juaj emocionale ndryshon, atëherë këtu ju krijohen shumë probleme.

Nuk pini kafe: Mospërdorimi i kafes tregon që ju keni frikë nga eksperimentimet. Jeni një njeri që preferoni të krijoni rehatinë tuaj dhe të qëndroni aty.