“MË PREMTUAN BUST NËSE SHITEN 100 MIJË BILETA”/ Ermal Mamaqi habit me deklaratën – AlpeGossip
“MË PREMTUAN BUST NËSE SHITEN 100 MIJË BILETA”/ Ermal Mamaqi habit me deklaratën

“MË PREMTUAN BUST NËSE SHITEN 100 MIJË BILETA”/ Ermal Mamaqi habit me deklaratën

Ermal Mamaqi ishte i ftuar në “Top Story” për të folur për epokën e re të filmit shqiptar dhe kontributin e tij në kinematografinë shqiptare. Mamaqi tregon se është sulmuar për filmat e tij, por është krenar që ato janë përkrahur dhe pëlqyer nga publiku.

Producenti tregoni edhe një histori në fillimet e tij, me kinemanë “Cineplexx”.

“Problemin më të madh e kam me drejtuesit e “Cineplexx”. Kur shkova për filmin edhe i thash që dua të gjitha sallat, kam ekipin e marketingut… më thanë ‘shiko Ermal nuk shohin shqiptarët film shqip’.

Po u thoja ‘po shiko se do jetë Elvana Gjata’. ‘Ore nuk sheh njeri film shqip, harroje’, më thanë. U thash ‘sa është filmi më i shitur nga ju ndonjëherë?’ ‘24 mijë bileta.’ Bëra llogaritë dhe 24 mijë bileta nuk nxirrnin lekët e filmit. I thash duhet patjetër që të bëj 100 mijë bileta ndryshe nuk dal me fitim. Më thanë ‘po bëre 100 mijë bileta ne do të bëjmë bustin këtu poshtë kinemasë’”, tregon Ermali.

Me shaka producenti Ledion Liço ndërhyn duke i thënë: “Përderisa nuk është bërë busti do me thënë nuk janë blerë 100 mijë bileta”.

“Janë bërë dhe janë kaluar por nuk e mbajtën fjalën”, përgjigjet Ermali.

“Nëse e kërkon mundësinë mundësia është, që do me thënë ka shumë njerëz që presin në forma të ndryshme të financimit dhe rrinë qahen shajnë, ankohen dhe nuk bëjnë asgjë”, shprehet ai.