”DHURATA E FUNDVITIT”/ Aurela Hoxha zbulon ç’ndihmë po jep për të prekurit nga tërmeti – AlpeGossip
”DHURATA E FUNDVITIT”/ Aurela Hoxha zbulon ç’ndihmë po jep për të prekurit nga tërmeti

”DHURATA E FUNDVITIT”/ Aurela Hoxha zbulon ç’ndihmë po jep për të prekurit nga tërmeti

Shumë personazhe publike kanë ofruar ndihmën e tyre për të gjithë të prekurit nga tërmeti. Mes tyre dhe modelja e njohur shqiptare, Aurela Hoxha. Për të lehtësuar sadopak dhimbjen e të gjithëve, edhe ajo ka vendosur të japë kontributin e saj.

Përmes një postimi të bërë në Instastory, modelja ka treguar se të gjitha fitimet e linjës së saj të re të të brendshmeve, “Aurela Hoxha Lingerie”, do të shkojnë në ndihmë të familjeve në nevojë. “Zemra mal nga mesazhet tuaja, faleminderit! Do të doja shumë të ishte në një moment më të mirë për të gjithë ne, por ne duhet të vazhdojmë përpara, duke ëndërruar e shpresuar që kjo dhimbje mbaron këtu. Dhe sigurisht do kisha dashur që me punën time prej shumë kohësh, t’ju thosha vetëm gëzuar, por tani do marr dimensionin tjetër dhe më shumë se një ‘merry christmas’, do të jetë një ndihmë modeste nga ana e të gjithë stafit që ka punuar për këtë projekt, që do shkojnë për të prekurit nga tërmeti. Të ardhurat, të gjitha shitjet, pra e linjës së re, qoftë këto në ‘website’ apo në pika shitje në Spanjë apo Shqipëri, do të mblidhen dhe do jetë ‘dhurata’ jonë e fundvitit për një familje.”- ka shkruar modelja në postim.