"BËN MREKULLI"/ Kjo pije do t’i rikthejë lëkurës tuaj shkëlqimin e mëparshëm - AlpeGossip
“BËN MREKULLI”/ Kjo pije do t’i rikthejë lëkurës tuaj shkëlqimin e mëparshëm

“BËN MREKULLI”/ Kjo pije do t’i rikthejë lëkurës tuaj shkëlqimin e mëparshëm

Jeta jonë e përditshme për shkak të gjithë mbingarkesës dhe stresit largon shkëlqimin e fytyrës dhe asnjë lloj kremi nuk mundet ta kthejë mbrapsht.

Por ajo çfarë ne konsumojmë ka një efekt shumë të madh në lëkurën tonë.

Ka një lëng që mund të rikthejë shkëlqimin e lëkurës tonë dhe që bëhet me disa ingredientë që gjenden në çdo shtëpi. U duhen 2 karota, 1 portokall, 1 panxhar, 1 domate dhe 1 limon për të bërë këtë pije.

Të gjitha perimet dhe frutat duhet t’i shtrydhni bashkë dhe t’i pini. Nëse dëshironi mund të shtoni dhe pak xhixher, sepse ndihmon për të luftuar aknet.

Kjo pije mund të bëjë mrekulli, sepse të gjithë përbërësit e përmendur më sipër kanë vlera ushqyese për lëkurën tuaj.

Kanë Vitaminë C, veti antibakteriale që ndihmojnë në largimin e toksinave nga lëkura dhe i japin asaj shkëlqim.