“MOS U MERR KURRË ME…”/ Aktori Rezart Veleshnja sapo na tregoi se kush fshihet pas faqes së famshme LOLITA (VIDEO) – AlpeGossip
“MOS U MERR KURRË ME…”/ Aktori Rezart Veleshnja sapo na tregoi se kush fshihet pas faqes së famshme LOLITA (VIDEO)

“MOS U MERR KURRË ME…”/ Aktori Rezart Veleshnja sapo na tregoi se kush fshihet pas faqes së famshme LOLITA (VIDEO)

Rezart Veleshnja është një ndër aktorët më të mirë të humorit në vendin tonë dhe me rolet e tij të ndryshme ka bërë për vete publikun. Ai është shumë aktiv në rrjetet sociale ku shpesh herë publikon foto e video të ndryshme për ndjekësit dhe së fundmi na kanë habitur disa postime të tij.

Ai ka postuar një seri videosh ku “sulmon” gazetaren e njohur Desada Metaj, e cila sipas tij fshihet pas faqes së famshme Lolita.  Aktori i drejtohet Metajt duke i thënë se nuk duhet të merret me artistin, por me politikanët sepse ata vjedhin.

‘Desada kam 95 mijë ndjekësa dhe nga këto 95 mijë ndjekësa, 25 mijë mesazhe i kam pasur vetëm për ty. Dëgjo tani, ta mbash vath në vesh këtë, mos u merr kurrë me artistin. Artisti vetëm kënaqësi të jep. Çfarëdo lloj gjë të bëjë artisti, ai vetëm kënaqësi të jep. Shaj dhe përdhos figurat e politikanëve, ata që vjedhin popullin , artisti nuk vjedh, jo vetëm kënaqësi. Kështu mos bëni lek më këto lolitrat e çfarë ke ti, duke përdhosur figurën e tjetrit, mbi të gjitha kur nuk janë të vërteta.”, tha Rezarti.