Faton Shoshi flet për ndarjen me Era Istrefin: “Tolerova deri në limit!” – AlpeGossip
Faton Shoshi flet për ndarjen me Era Istrefin: “Tolerova deri në limit!”

Faton Shoshi flet për ndarjen me Era Istrefin: “Tolerova deri në limit!”

Pas dy vitesh dashuri dhe famë, Era Istrefi dhe Faton Shoshi vendosën të ecnin në rrugë të ndryshme. Shkaku i ndarjes së çiftit u përfol se ishte mosmarrëveshja në lidhje me kontratën ndërkombëtare me kompaninë “Sony” dhe “Ultramusic”. Por si është marrëdhënie e tyre sot? Në një intervistë për emisionin “Jo vetëm modë”, Faton Shoshi tregon të vërtetën e tij.

 

“Unë nuk toleroj, kam limitet e mia. Mund të toleroj dhe unë deri në një limit, por i kam disa stope. Nuk kemi patur kontratë jetësore, mund të jem mirë, por kur nuk ka energji të mirë, nuk vazhdoj as unë, as ajo. Secili vazhdon punën e vet dhe nuk e marr atë se me një person punoj dhe duhet të jem gjithë jetën e gjatë me të me punë. Unë i dëshiroj sukses Erës, të keqen nuk ia uroj askujt. Nuk besoj që ka koncerte të këqija Era” – u shpreh Shoshi.

 

Ndërkohë menaxheri i dhjetëra artistëve kosovare, vlerëson bashkëpunimin me reperin Ledri Vula.

 

“Ledri është artisti më i edukuar që ekziston dhe nuk kam patur kurrë probleme me të.” – përfundoi ai.