NUK E KEMI PARË KURRË NË KËTË ROL/ Kivanç Tatlitug na surprizon të gjithëve – AlpeGossip
NUK E KEMI PARË KURRË NË KËTË ROL/ Kivanç Tatlitug na surprizon të gjithëve

NUK E KEMI PARË KURRË NË KËTË ROL/ Kivanç Tatlitug na surprizon të gjithëve

Kivanç Tatlitug është aktori më i suksesshëm turk. Falë roleve të tij ai është bërë shumë i njohur dhe tashmë kudo që ai merr pjesë suksesin e ka të garantuar. Në rolet e tij jemi mësuar të shohim shumë serioz, megjithatë së fundmi ai ka vendosur të na surprizojë.

Mediat turke shkruajnë se ai është duke xhiruar një film të zhanrit komedi, ku do të luajë në rolin kryesor. Vetë Kivanç ka preferuar të mos japë asnjë detaj lidhur me këtë rol, duke preferuar që ta mbajë surprizë për fansat. Kujtojmë se në Shqipëri ai është bërë i njohur nëpërmjet disa roleve ku mund të përmendim atë të “Mehmetit” në telenovelën “Gymysh”.