U THA SE U NDANË/ Ronela Hajati dhe Young Zerka kapen mat (FOTO) – AlpeGossip
U THA SE U NDANË/ Ronela Hajati dhe Young Zerka kapen mat (FOTO)

U THA SE U NDANË/ Ronela Hajati dhe Young Zerka kapen mat (FOTO)

Zerka dhe Ronela pas një romance të gjatë, i dhanë fund lidhjes së tyre. Fill pas kësaj Zerka u kap mat me bjonden bukuroshe, dhe të gjithë menduan se e kishte harruar Ronelën përfundimisht.

Mirëpo këtë fundjavë ata janë kapur mat.

Në një prej koncerteve të Zerkës jashtë kufijve, ka qenë e pranishme edhe Ronela.

Ajo afrohet në skenë pak pasi kishte filluar kënga e tyre e përbashkët ‘Syn i jemi’, të cilën po e këndonte i vetëm Zerka.

Në videot e kapura nga fansat dallohet se fill pas ngjitjes së Ronelës në skenë, ata filluan të këndojnë së bashku, dhe dukeshin shumë të afërt me njëri tjetrin. Kjo hedh dyshimet për një rikthim të mundshëm, megjithatë na mbetet të presim.