“Kam fjetur në makinë”/ Çiljeta Xhilaga rrëfen momentin më të vështirë në jetën e saj (FOTO) – AlpeGossip
“Kam fjetur në makinë”/ Çiljeta Xhilaga rrëfen momentin më të vështirë në jetën e saj (FOTO)

“Kam fjetur në makinë”/ Çiljeta Xhilaga rrëfen momentin më të vështirë në jetën e saj (FOTO)

Çiljeta Xhilaga në një rrëfim ndryshe për “revistawho.com” na ka treguar 25 sekrete që nuk dinim në lidhje me të. Mes tyre ajo ka rrëfyer edhe momentin më të vështirë që ka përjetuar gjatë jetës së saj dhe kishte lidhje pikërisht me Fernandon.

“Momenti më i vështirë i jetës sime, kur më është dashur të operoj Fernandon për shkak të një komplikimi”, ka rrëfyer Çiljeta.

Ndër të tjera në këtë intervistë këngëtarja ka zbuluar edhe faktin se në jo pak raste i është dashur të flejë në makinë, për shkak të koncerteve të shumta që ka pasur brenda një dite.

“Kam fjetur në makinë shumë herë, në periudhën kur nuk e dija çfarë bëhej me koncertet e mia, ngaqë kisha nga një, ka raste edhe dy çdo ditë. Më është dashur të udhëtoj në distanca të largëta duke qenë vetë në timon. Seriozisht nuk e di se si ia kam dalë”, ka thënë Çiljeta.