ELVIS PUPA PARALAJMËRON KËNGËN E RE/ Komenti i Luizit nuk iu shpëton fansave – AlpeGossip
ELVIS PUPA PARALAJMËRON KËNGËN E RE/ Komenti i Luizit nuk iu shpëton fansave

ELVIS PUPA PARALAJMËRON KËNGËN E RE/ Komenti i Luizit nuk iu shpëton fansave

Elvis Pupa është shndërruar padiskutim në një ndër personazhet mjaft të komentuar në median online dhe aktori mori një vëmendje të madhe falë pozitivitetit që përcoi gjatë pjesëmarrjes në BBV.

Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, Pupa ka lajmëruar se shumë shpejt ai do të publikojë këngën e tij të re, e cila do të vijë në bashkëpunim me Muharrem Ahmeti. Në videon e publikuar, aktori tregon se kënga është zjarr dhe ka shumë frikë mos i vendos flakën vendit.

“Kjo këngë shijohet shumë pas katër gotave alkool se atëherë ne shqiptarët dalim gjithmonë në zonën tonë”, ka thënë ndër të tjera Elvisi. “Këtë e quaj këngë narkoze sepse pasi ta dëgjoni, atmosfera është mpirje totale”, përfundon videon Pupa.

Ndër komentet e shumta pozitive, këtij postimi nuk i ka munguar një koment mjaft pikant nga Luiz Ejlli, në të cilin shkruan: “Kjo këngë këshillohet gjithashtu për rënie në peshë. Suksese vëlla”.

Kujtojmë që Elvis dhe Luizi kanë lajmëruar një bashkëpunim, për të cilin ende nuk ka asnjë detaj se kur mund të publikohet