NGJITËS NË VEND TË BOTOKSIT? Sa funksionon trendi viral i TikTok për rrudhat – AlpeGossip
NGJITËS NË VEND TË BOTOKSIT? Sa funksionon trendi viral i TikTok për rrudhat

NGJITËS NË VEND TË BOTOKSIT? Sa funksionon trendi viral i TikTok për rrudhat

Kur bëhet fjalë për bukurinë, TikTok është një burim informacioni, jo gjithmonë i saktë. Megjithatë, shumë truke të mësuara nga TikTok kanë rezultuar interesante dhe të vlefshme.

Së fundmi, mund të keni parë disa video, ku gra në të tridhjetat-dyzetat sugjerojnë se mbajtja e ngjitëseve në lëkurë, në zonat ku zakonisht formohen rrudhat, si për shembull balli, gjatë natës – bën që të zgjoheni me një fytyrë me më pak rrudha. Hashtag-u #facetape ka grumbulluar mbi 7 milionë shikime në TikTok.

Çfarë është “taping” i fytyrës dhe si mund të ndihmojë në reduktimin e linjave të imëta dhe rrudhave?

“Face taping” është një teknikë që pretendon të trajtojë linjat e imta dhe rrudhat duke vendosur në mënyrë strategjike shirit ngjitës në zonat e fytyrës. Qëllimi është përdorimi i shiritit për të shtrënguar muskujt dhe për të kufizuar lëvizjen e tyre, që thuhet se minimizon rrudhat. Thuhet gjithashtu se parandalon rrudhat e shkaktuara nga gjumi anash ose përpara.

“E vërteta është që ne vrenjtemi dhe bëjmë shprehje të fytyrës gjatë gjumit të thellë”, thotë Dr Kaywaan Khan, mjek dhe estetist në Hannah London.

Ai shton:

“Jastëkët gjithashtu mund të ndihmojnë në shfaqjen e vijave të holla me kalimin e kohës.”

A funksionon dhe nëse po, sa?

Hipotetikisht do të ishte mirë ta relaksojmë lëkurën dhe ta mbajmë të lëmuar gjatë gjithë natës, në mënyrë që të mos krijojmë linja të holla”, thotë Dr Kaywaan. “Sidoqoftë, shiriti nuk mund ta ndalojë procesin natyral të lëkurës. Dhe nëse e bën, këtë duhet ta vërtetojë një studim i mirëfilltë”.

Sipas mendimit të dr. Ioannis Liakas, taping-u i fytyrës mund të ketë efekt të kundërt kur bëhet fjalë për reduktimin e rrudhave.

“Duke shtypur fytyrën për të mbajtur muskujt të palëvizur gjatë gjumit, ne nuk po i pengojmë muskujt tanë të punojnë. Në vend të kësaj, ne po shtojmë rezistencën që ata muskuj të punojnë  më shumë dhe të bëhen më të fortë. Nga ana tjetër, kjo do të përshpejtojnë formimin e linjave të holla dhe rrudhave.”

A bëhet nami nëse e provoj gjithsesi?

Përbërësit e përdorur në shirita ngjitës nuk janë bërë për t’u vënë në lëkurën delikate të fytyrës. Madje, në disa lloje lëkurash mund të shkaktojnë irritime. Edhe procesi i heqjes së ngjitëseve mund ta dëmtojë lëkurën.

Burimi: Refinery29