“Agjensitë e modelingut në Shqipëri nxjerin PROSTITUTA”! Zbulohen skandalet me modelet shqiptare (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
“Agjensitë e modelingut në Shqipëri nxjerin PROSTITUTA”! Zbulohen skandalet me modelet shqiptare (FOTO+VIDEO)

“Agjensitë e modelingut në Shqipëri nxjerin PROSTITUTA”! Zbulohen skandalet me modelet shqiptare (FOTO+VIDEO)

Fenomeni i mashtrimeve të modeleve shqiptare është përhapur akoma më shumë së fundmi, kjo me ndihmën e zhvillimit të teknologjisë. Vajza dhe djem të moshave të ndryshme bëhen shpesh pre e rrjeteve të gjera të trafikimit dhe prostitucionit, duke u nisur nga një bisedë në “Facebook” apo “Instagram”, ku marrin si të mirëqenë çdo gjë që u thuhet.

Shumë prej vajzave të showbizit të cilat kanë punuar ose punojnë si modele kanë pranuar hapur ose nën zë se ky fenomen ekziston!

E fundit që ka folur rreth modelingut dhe anës së tij të errët është ish banorja e “Big Brother” Armela Hyseni. Ajo rrëfen për ngacmimet seksuale brenda agjencive të modës.

Armela nuk është rezervuar, madje shokoi me përgjigjen e saj:

“Mua s’më kanë ngacmuar, kam qenë edhe e vogël. Unë njoh agjenci, pseudo agjenci që krijohen enkas për të ngacmuar vajzat. Është shumë e rëndë. Më kanë treguar shoqet, nuk ta thonë troç, përpiqen”.

Jo vetëm kaq, por Armela tha se në këmbim të këtyre favoreve seksuale, modeleve iu premtohen çmime të ndryshme, apo pjesëmarrje në evenimente të rëndësishme artistike.

Diskutimet se bota e modës tashmë është kthyer në një treg të fshehtë eskortash, ka prej disa kohësh që ka përfshirë opinionin publik, shkruan AlpeNews.al

Madje në një rrëfim ekskluziv të disa kohëve me parë për Panorama Plus edhe Algen Nikolla, djali nga Lezha, që gjatë qëndrimit të tij në “BB4” rrëfeu për miqësitë e tij speciale me VIP-at ndërkombëtarë dhe që ka fatin të jetë pjesë e eventeve ndërkombëtare, rrëfeu se njeh shumë pseudomodele apo edhe vajza të kategorisë VIP të cilat në Shqipëri e shesin veten për VIP ndërsa jashtë vendit punojnë si eskortë.

Lidhur me ketë fenomen e ftuar në emisionin Thumb, modelja Elena Lika e cila ka rrëfyer disa fakte konkrete për këtë çështje duke theksuar se në fakt vajzat që shkojnë eskortë nuk janë modele të mirëfillta sepse të vërtetat nuk kanë fare nevojë të kryejnë të tilla veprime në këmbim të parave.

“Unë mendoj që duhet bërë një ndarje mes modeleve profesioniste dhe atyre të Instagramit apo modeleve të vetquajtura modele profesioniste siç jam unë apo vajza të tjera me të cilat unë shoqërohem si Oriola”, shprehet Elena.

“Më beso që paguhen shumë mirë sa nuk kanë nevojë të kenë një sponsor, nuk di ta shpjegoj.”

Për anën e errët të modelimit ka folur dhe Shpresa Drasati ka vite të tëra që ka investuar në botën e bukurisë dhe spektaklit në Shqipëri si edhe jashtë. Producentja dhe presidentja e ‘’Next Top Model Shpresa Drasati’’ ka qenë trampolina e parë për shumë model shqiptar nëpër botë që kanë çarë drejt rrugës së suksesit dhe kontratave të rëndësishme profesionale, shkruan AlpeNews.al

Producentja para disa vitesh vendosi ta mbyllte karrierën e saj sa i takon Shqipërisë dhe do ta vazhdonte vetëm jashtë kufijve si në : Gjermani, Zvicër, Itali, Francë, Angli dhe kudo. Drasati u shpreh se është e zhgënjyer nga puna në Shqipëri, pasi asnjëherë nuk arrin të marrësh atë që meriton. Veç të tjerash ajo thotë se në Shqipëri agjensitë nuk nxjerrin model, por prostituta.

‘’Po, po është e vërtetë, në Shqipëri agjensitë nuk nxjerrin model, por prostituta.’’- është shprehur ajo.

Përsa i përket mashtrimeve të modeleve, kanë folur dhe të tjera vajza të cilat kanë rënë pre e tyre.

Dy modele kanë rrëfyer në emisionin “Top Show” dy situata të tilla, prej të cilave kanë arritur të shpëtojnë.

Modelja Amina Shena tregoi sesi para disa kohësh ajo kishte komunikuar me një person në “Instagram”, i cili i kishte ofruar mundësinë për të marrë pjesë në Miss Universe. Sipas Aminës, e gjithë biseda ishte e dyshimtë për vetë faktin që ajo nuk kishte marrë pjesë në asnjë konkurs fillestar bukurie në Shqipëri.

Modelja Amina Shena: Më kanë shkruar në facebook për të marrë pjesë në Miss Universe, por zbulova që…

Gepostet von TOP SHOW am Mittwoch, 18. Januar 2017

Nga ana tjetër modeles Livia Kola, i ishte ofruar një mundësi për të marrë pjesë në një spot publicitar, por me një kusht, t’i tregonte gjoksin menaxherit.

“Ishte një person që më ka kontaktuar në Facebook. Më tha që ishte përfaqësues i dyqanit të fustaneve të nusërisë. Unë e pyeta sesi funksionon, se sa do paguhem. Sepse jemi mësuar që të marrim gjithmonë detaje. Personi nuk më dha asnjë detaj, por më ofroi menjëherë takim. Mua mu duk shumë e çuditshme dhe thashë do flas njëherë me menaxherin Sonny K. Elson. Edhe Sonny ishte me të njëjtin mendim, që është shumë e çuditshme. Menduam ta vazhdonim bisedën për të parë ku do të shkote dhe i bëra pyetje. Arritëm në një pikë ku personi më tha që duhet të takosh regjisorin dhe të tregosh këtë pjesë të trupit. Nëse e bën, do e marrësh menjëherë rolin. Kjo ishte tërësisht jashtë asaj çfarë ne kishim deri atëherë”, tregon Livia.

Modelja Livia Kola: Ju tregoj sesi më mashtruan për sfilatë. Me thanë që duhet t`i tregosh menaxherit….

Gepostet von TOP SHOW am Dienstag, 17. Januar 2017

Në ekranin e studios u shfaqedhe mesazhi që personi në fjalë i kishte shkruar modeles në “Facebook”, ku ndër të tjerash thuhej:

“N.q.s i tregon cicat te menaxheri, fiton reklamën”.

Rasti i dy vajzave dhe jo vetëm janë disa nga shumë denoncimet e bëra për këtë fenomen. Prandaj para se ti dërgoni vajzat për modele, tregohuni të vëmendshëm se me kë punojnë.

/Përgatiti AlpeNews.al/