EMINA CUNMULAJ NUK E HARRON JETËN E THJESHTË/ Mëson edhe vajzën si të shkulë qepë nga toka (FOTO) – AlpeGossip
EMINA CUNMULAJ NUK E HARRON JETËN E THJESHTË/ Mëson edhe vajzën si të shkulë qepë nga toka (FOTO)

EMINA CUNMULAJ NUK E HARRON JETËN E THJESHTË/ Mëson edhe vajzën si të shkulë qepë nga toka (FOTO)

Emina Çunmulaj prej pak ditësh po qëndron në vendlindjen e saj në Mal të Zi, ku po kalon kohën pranë familjarëve.

Ish-modelja shqiptare ka treguar se këto kanë qenë ditët më të bukura për të, sepse ka gjetur qetësinë shpirtërore.

Për më tepër sa herë që kthehet në vendlindje, Emina kujton ditët kur bënte një jetë të thjeshtë si çdo banor në zonën e saj. Së fundmi ajo ka treguar se një nga punët që bën me kënaqësinë më të madhe është mbledhja dhe pastrimi i qepëve të njoma. Emina ka publikuar në ‘Instagram’ një foto në të cilën shihet përkrah babait të saj e ulur në një lëndinë duke pastruar qepët e njoma.

“Jeta e thjeshtë. Me babain tim duke zgjedhur dhe pastruar qepët e njoma për të bërë lakror, që është ‘quiche’ shqiptare”, ka shkruar Emina bashkangjitur fotos së saj.

Ajo ka postuar edhe në ‘Instastory’ një video, në të cilën shihet duke mësuar vajzën e madhe, Ella, se si të shkulë qepët nga toka.

 

Emina nuk ka lënë rast pa treguar se origjina për të është e shenjtë dhe pavarësisht se tani bën një jetë luksoze nuk i harron rrënjët e saj të shkuara. Kujtojmë se ish-modelja jeton prej vitesh në Amerikë, vend ku ka krijuar familjen e saj me Sam Nazarian.