“KANË HEQUR DISA PJESË NGA EMISIONI”/ Albana Osmani sqaron deklaratën e bujshme për Arbanën – AlpeGossip
“KANË HEQUR DISA PJESË NGA EMISIONI”/ Albana Osmani sqaron deklaratën e bujshme për Arbanën

“KANË HEQUR DISA PJESË NGA EMISIONI”/ Albana Osmani sqaron deklaratën e bujshme për Arbanën

Shkaktoi jo pak bujë një deklaratë e Albana Osmanit për kolegen e saj Arbana Osmani në emisionin “Shiko kush luan”. E gjendur përballë lojës së famshme “Paintball” Albana teksa shënjestroi Arbanën tha se nuk ka patur kurrë miqësi mes tyre duke shtuar se asnjëherë nuk e ka kuptuar arsyen përse.

“S’ka pas kurrë miqësi dhe nuk e kam kuptuar asnjëherë pse, por… Ndoshta ngaqë jam pak më e gjatë edhe i shoh gjërat pak më nga lart”, tha Albana.

Ndjekësit e emisionit e përkthyen këtë si një kunjë ndaj koleges së saj, por së fundmi Albana ka reaguar sërish pas deklaratës. Ajo është shprehur se i qëndron deri në fund asaj që ka thënë, por në kuadrin e humorit.

Moderatorja ka treguar se për efekt minutazhi janë prerë edhe disa pjesë nga emisioni, në të cilat ajo shprehej se çdo gjë e ka thënë me shaka.

“Ajo që thashë që është plotësisht e vërtetë, nuk i heq as pikën dhe as presjen. Thjesht më vjen keq që u hoq diçka nga fundi i programit, ku unë thash që programi më i mirë, që mungon është ai imi, pastaj shtova që po bëj shaka dhe humorin nuk do ta ndaj nga vetja ime se në fund të fundit kështu jam unë. Por pas kësaj shtova një koment se kush është emisioni më i mirë në Shqipëri dhe është Opinioni i Blendi Fevziut, sipas mendimit tim dhe mendimit të shqiptarëve. Për efekt minutazhi ishte hequr. Nuk më erdhi keq që kishin hequr Blendin se ai nuk ka nevojë për elozhe, po nga që në fund shtova se ishte një shaka”, ka thënë Albana për “Abc-ja e Mëngjesit”.