“KRISET” RAPORTI MES LEDRIT DHE XHENSILËS? Fansat zbulojnë detajin që ndezi aludimet – AlpeGossip
“KRISET” RAPORTI MES LEDRIT DHE XHENSILËS? Fansat zbulojnë detajin që ndezi aludimet

“KRISET” RAPORTI MES LEDRIT DHE XHENSILËS? Fansat zbulojnë detajin që ndezi aludimet

Një veprim i fundit në rrjetet sociale ka rikthyer në vëmendje raportin mes Ledri Vulës dhe Xhensila Myrtezajt, dy artistët që prej muajsh kanë qenë në qendër të aludimeve për një afërsi mes tyre.

Ndjekësit kanë vënë re se këngëtarët nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, një ndryshim që ka mjaftuar për të nxitur spekulime se mes tyre mund të ketë pasur një distancim.

Sipas disa pretendimeve që qarkullojnë, marrëdhënia mes dy artistëve mund të mos ketë qenë e njëjtë prej disa kohësh, por deri tani as Ledri dhe as Xhensila nuk kanë dhënë ndonjë reagim apo konfirmim për këto aludime.

Ajo që ka shtuar kuriozitetin e fansave është momenti kur ndodhi ky ndryshim. “Unfollow”-i u vu re vetëm një ditë pas ditëlindjes së 40-të të Ledri Vulës, kur shumë ndjekës prisnin një urim publik nga Xhensila.

Gjatë vitit të fundit, paraqitjet e përbashkëta dhe afrimiteti i dukshëm mes dy këngëtarëve kanë bërë që emrat e tyre të lidhen shpesh në diskutimet online. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar ndonjëherë publikisht se ka pasur një lidhje romantike.

Deri në një reagim të mundshëm nga vetë artistët, ndryshimi në rrjetet sociale mbetet vetëm një veprim që ka nxitur pyetje dhe spekulime te ndjekësit.

‘Kriset’ raporti mes Ledrit dhe Xhensilës? Fansat zbulojnë ‘Kriset’ raporti mes Ledrit dhe Xhensilës? Fansat zbulojnë