KA UDHËTUAR JASHTË? Beatrix refuzoi darkën me Donaldin, zbulohet ç’bëri pas përmendjes së Borës – AlpeGossip
KA UDHËTUAR JASHTË? Beatrix refuzoi darkën me Donaldin, zbulohet ç’bëri pas përmendjes së Borës

KA UDHËTUAR JASHTË? Beatrix refuzoi darkën me Donaldin, zbulohet ç’bëri pas përmendjes së Borës

Dje Beatrix refuzoi të darkonte në “Big Brother VIP” me Donaldin, e gjitha për shkak të hatërmbetjeve nga një shaka e aktorit Ermal Mamaqi.

Por burime për Prive raportojnë se ajo nuk është fare në Tiranë por i ka hipur avionit dhe është larguar nga vendi për disa ditë.

Madje kjo u “verifikua” edhe nga miku i saj, DJ Dagz, tha me kunjë se nuk mund të vinte me taksi por i duhej aeroplan nëse ndërron mendje.

Por deri më tani Trixa nuk ka bërë asnjë postim në rrjete sociale, as mbi ngjarjen e as mbi vendndodhjen ku është aktualisht.

Gjithçka nisi pasi disa ditë më parë në shtëpinë e “BBVIP”, disa miq të banorëve hynë për të darkuar me ta. Ermal Mamaqi dhe Salsano Rrapi përmendën Borën e Triksën, ndaj dhe kjo e fundit nuk pranoi që mbrëmë të shkonte në festën e përgatitur për banorët finalistë, për të mbështetur të dashurin e saj. “Do marrim Bora Zemanin si aktore”, u dëgjua të thoshte Ermali, ndërsa Donaldi iu përgjigj: “Kujdesu që ta paguash mirë!”.