“Mos bëj ironi me mua”, tensionohet situata në “DWTS” mes Jul Dedës dhe Xhani Shqerrës (FOTO) – AlpeGossip
“Mos bëj ironi me mua”, tensionohet situata në “DWTS” mes Jul Dedës dhe Xhani Shqerrës (FOTO)

“Mos bëj ironi me mua”, tensionohet situata në “DWTS” mes Jul Dedës dhe Xhani Shqerrës (FOTO)

Është shoqëruar me momente tensioni mbrëmja e kaluar e spektaklit ‘DWTS’.

Ka qenë anëtari i jurisë Jul Deda ai që ka patur debate. Në fillim me balerinin Eltion dhe Rovena Dilon e më pas me Xhani Shqerrën.

Juli e kritikoi Xhanin pasi kërceu duke përtypur çamçakëzin, por ky i fundit ja ktheu me ironi.

“Mos bëj ironi me mua”, i tha Juli i nxehur dhe duke nisur një debat mes tyre. Edhe pse Xhani vazhdonte të këmbëngulte se nuk kishte bërë ironi, Juli i kërkoi të mos e vazhdonin më diskutimin sepse ishte i bindur për ironinë e tij.