Pak ditë më parë këngëtarja shqiptare, Shkurte Gashi u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilit i ka vendosur emrin e veçantë Mal.
Shkurtja nuk ka reaguar ende rreth lajmit të ëmbël, pasi ajo është treguar gjithmonë shumë e rezervuar rreth jetës private. Këngëtarja ka mbajtur të fshehtë dhe identitetin e partnerit, mirëpo dhe ky “sekret” i është zbuluar.
Partneri i Shkurtes quhet Albert dhe lajmi është konfirmuar nga “Prive.al”.