E THONË ESTETISTËT/ Ja cila është metoda më e mirë e depilimit për çdo pjesë të trupit – AlpeGossip
E THONË ESTETISTËT/ Ja cila është metoda më e mirë e depilimit për çdo pjesë të trupit

E THONË ESTETISTËT/ Ja cila është metoda më e mirë e depilimit për çdo pjesë të trupit

Depilimi ka “sekretet” e veta ndaj që rezultatet të jenë maksimale dhe dhimbjet e efektet anësore sa më të pakta duhet të dini disa rregulla bazë.
Lërini qimet të rriten.
Nëse pas senacës së fundit të depilimit nuk kanë kaluar të paktën 3 javë, rezultatet nuk do t’ju kënaqin. Në lëkurë do të keni sërisht qime të vogla, disa mund të këputën ndaj gjëja më e mirë që mund të bëni është të prisni dhe pak.
Mos bëni scrub. Dy ditë përpara depilimit rekomandohet që mos të bëni scrub. Ajo që duhet të bëni pak orë para takimit është një dush i ngrohtë në mënyrë që folikulat e qimeve të hapen. Mund t’ju duket e çuditshme, por veshja e të brëndshmeve me dandella është gabimi që bëjnë femrat mësë shumti. Kjo mund të acarojë lëkurën tuaj pas depilimit ndaj sigurhuni të vishni të brëndshme pambuku.
Mos pini alkool para depilimit, pasi alkooli forcon poret duke e bërë procesin e heqjes së qimeve më të dhimbshëm.
PAS depilimit mund të aplikoni një kompresë të ftohtë e cila mbyll poret. Në këtë mënyrë parandaloni hyrjen e baktereve.
Bikini: Depilimi i zonës intime nuk rekomandohet nga asnjë gjinekolog, e megjithatë femrat vazhdojnë t’i heqin qimet pubike. Një studim i vitit 2016 doli në përfundimin se sa më shumë qime aty poshtë, aq më mirë, pasi depilimi i pjesëve intime lidhej me rrezikun e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, të tilla si herpes, HPV, gonorrea dhe klamidia. Qimet pubike janë për të mbrojtur lëkurën rreth zonës intime, pasi është shumë e ndjeshme dhe eleminimi i tyre do ta bënte këtë zonë të ndjeshme të trupit më të prirur ndaj problemeve të sipërpermendura e të tjerave. Janë qimet ato që na mbrojnë nga acarimi ose infeksioni kur kjo zonë është në kontakt me materialet e papërshtatshme, mbathje të djersitura etj. Mënyra më e mirë e depilimit sipas gjinekologëve nuk është ajo me dyll apo lazer, por shkurtimi.

Sqetullat: Ashtu si lëkura e zonës intime dhe ajo nën krahë është shumë e hollë dhe e ndjeshme. Këtu ndodhen gjendrat dhe nyjet limfatike ndaj nuk duhet të rrezikoni të përdorni metoda si ajo e lazerit. Dermatologët janë të mendimit se në këtë zonë duhet të përdorni vetëm brisk. Sigurohuni që lëkurën ta hidratoni mirë si para dhe pas depilimit.

Këmbët: Këmbët nuk fshehin asnjë sekret. Lëkura e kësaj zone është e prekur nga dielli, nuk është tejet delikate dhe është në dorën tuaj të zgjidhni cilën metodë preferoni. E rëndësishme është që pastrimi i qimeve , heqja e tyre duhet të bëhet në drejtimin e rritjes dhe nëse qimet ju rriten nën lëkurë
Buza e sipërme: Në këtë pjesë është gjithnjë mirë të përdorni metoda natyrale.