NUK ISHTE PRINCI CHARLES/ Zbulohet arsyeja përse familja mbretërore shpërtheu në të qeshura – AlpeGossip
NUK ISHTE PRINCI CHARLES/ Zbulohet arsyeja përse familja mbretërore shpërtheu në të qeshura

NUK ISHTE PRINCI CHARLES/ Zbulohet arsyeja përse familja mbretërore shpërtheu në të qeshura

Javën e kaluar, familja mbretërore na rrëmbeu zemrën me disa foto në nder të ditëlindjes së 70-të të Princit Charles. Fillimisht u publikua fotoja ku Princi Charles, Camilla, William, Harry, Kate, Meghan, George, Charlotte dhe Louis pozonin përpara aparatit plot seriozitet.

Më pas, një buzëqeshje…

E pastaj, shpërthyen në të qeshura..

Sipas “Us Weekly”, nuk është shakaja e Princit Charles ajo që shkaktoi të qeshurën e fëmijëve, por në fakt “autorja” është dadoja e fëmijëve Maria Borrallo.

“Fotografi Chris Jakson arriti të kapte një moment kaq magjik, falë dados Maria, e cila po qëndronte në krah të fotografit dhe po bënte gjeste komike për të fituar vëmendjen e tyre” – u shpreh burimi për median.

Dhe pasi të gjithë qeshën e qeshën, në fund u bënë serioz për foton përfundimtare.