E papritur! Modelja e njohur ndahet nga i dashuri shqiptar, dhe lidhet me modelin serb – AlpeGossip
E papritur! Modelja e njohur ndahet nga i dashuri shqiptar, dhe lidhet me modelin serb

E papritur! Modelja e njohur ndahet nga i dashuri shqiptar, dhe lidhet me modelin serb

Ajo u shpall “Miss Universe Kosova” në vitin 2016 e që prej asaj kohe është kthyer në një nga modelet më të komentuara në mediat kosovare. Camila Barraza me origjinë kosovare dhe argjentinase ka qenë në qendër të vëmendjes për jetën private dhe lidhjen me biznesmenin shqiptar Haris Cocaj.

Muajin e kaluar qarkulluan lajmet se Camila dhe Haris janë ndarë për shkak se çifti nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram. Ndërsa sot janë përhapur thashethemet se Camila është lidhur me modelin serb Djordje Jelic.

Ai ka publikuar një foto me modelen në Instagram dhe kaq është dashur që mediat të shkruajnë se ata janë të lidhur, por sa e vërtet është mbetet të shihet.