Luiz Ejlli vijon të kënaqë fansat e tij me muzikë të bukur, me krijimet e tij artistike por jo vetëm, pasi ditën e djeshme, këngëtari i njohur ka sjellë cover-in e një prej këngëve ikonike të Elvis Presley, “Can’t help falling in love”.
Me zërin tij të veçantë, artisti ka sjellë një version mjaft interesant të këngës, i cili është mirëpritur dhe ka marrë komente të shumta në rrjetet sociale.
Por duket se komenti më i bukur, Luizit i ka ardhur nga Kiara, e cila e ka ripostuar këngën dhe bashkangjitur ka shkruar: “Zëri më i bukur në botë Alban”, mbishkrim të cilin e ka shoqëruar me ikonën e zemrës.
Kujtojmë që ditën e djeshme doli gjithashtu edhe traileri i filmit të shumë përfolur, “Në Kuadër të Dashurisë” me dy protagonistët Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari.
Shumë pak ditë na ndajnë nga nata e madhe dhe e shumëpritur e zbulimit të filmit. Në datën 9 tetor në Pallatin e Kongeseve, publiku do të ketë mundësinë të shohë për herë të parë filmin së bashku me protagonistët e tij në sallë duke blerë biletën.