“DASHURIA IME…”/ Gerta Heta dedikim bashkëshortit në përvjetorin e 9 të lidhjes (FOTO) – AlpeGossip
“DASHURIA IME…”/ Gerta Heta dedikim bashkëshortit në përvjetorin e 9 të lidhjes (FOTO)

“DASHURIA IME…”/ Gerta Heta dedikim bashkëshortit në përvjetorin e 9 të lidhjes (FOTO)

Për çiftin Gerta Heta dhe Matko Djarmati, 3 dhjetori qenka një datë e shënuar. Pikërisht më këtë datë 9 vite më parë ata janë njohur me njëri-tjetrin dhe sigurisht që kjo është një arsye e bukur që në kalendarin e jetës së tyre 3 dhjetori të kujtohet vit pas viti. Prezantuesja radiofonike ka ndarë në instagram një foto të fillimit të lidhes së çifti, ku ndër rreshta me fjalë të ndjera ajo ‘rrëfen udhëtimin’ prej 9 vitesh të lidhjes së tyre.

“Pothuajse 9 vite me ty dhe ka qenë një udhëtim i mrekullueshëm, një udhëtim që do ta bëja me dëshirë sërish e sërish. Gëzuar përvjetorin dashuria ime!”: shkruan Gerta nën foto.

Moderatorja dhe fubollisti me origjinë kroate janë prindër të dy vajzave Luna 7 vjeç dhe Matea 2 vjeç e gjysmë.