Kendall Jenner më në fund e ndan mendjen: “Ky është i dashuri im” (FOTO) – AlpeGossip
Kendall Jenner më në fund e ndan mendjen: “Ky është i dashuri im” (FOTO)

Kendall Jenner më në fund e ndan mendjen: “Ky është i dashuri im” (FOTO)

Të gjithë menduan se romanca e saj me Ben Simmons përfundoi, pasi Kendall Jenner u fotografua duke u puthur me vëllain e Gigi-t, Anwar Hadid. Por duket se puthja nuk i ka prishur aspak punë Kendall në historinë e saj të dashurisë me yllin e NBA-së. “Dailymail” shkruan se ata u fotografuan të buzëqeshur teksa iu drejtuar shtëpisë së Ben, për të kaluar fundjavën.

“Ata janë shumë të lumtur. Ajo ndjehet shumë mirë në shoqërinë e tij dhe shkëlqen nga lumturia”- tregoi një burim pranë çiftit për “Dailymail”.

Çifti u fotografua për herë të parë në përfundim të muajit maj. Në atë kohë, 21-vjeçari Simmons kishte dy muaj i lidhur me këngëtaren Tinashe. Sipas vëllait të yllit të NBA, ai e tradhëtoi këngëtaren me modelen Kendall Jenner.