Fjalimi hakmarrës/ 21-vjeçarja gjen mënyrën ideale t’i “japë duart” të dashurit tradhtar (VIDEO) – AlpeGossip
Fjalimi hakmarrës/ 21-vjeçarja gjen mënyrën ideale t’i “japë duart” të dashurit tradhtar (VIDEO)

Fjalimi hakmarrës/ 21-vjeçarja gjen mënyrën ideale t’i “japë duart” të dashurit tradhtar (VIDEO)

Një vajzë zgjodhi të priste ditëlindjen e saj që ti jepte lamtumirën të dashurit tradhtar.

Tiana Perea po festonte 21-vjetorin në shtëpi me miqtë dhe të dashurin, kur bëri një fjalim për ti treguar se gjithçka mori fund.

Në videon e publikuar në rrjete sociale, ajo i thotë se di gjithçka për bisedat me një femër tjetër.

“Do doja të falenderoja Santosin që më bëri të kuptoj se unë meritoj më shumë. Çdo njeri këtu e di që ti po përpiqeshe të më tradhtoje me një vajzë tjetër. Të gjithë ne i kemi parë bisedat seksuale dhe videot provokuese. Ti i dërgove asaj të njëjtën fotografi që më solle dhe mua sot. Në rast se nuk e kuptove, lidhja jonë mori fund dhe ti duhet të dalësh jashtë”, i tha ajo.

Në atë moment, të gjithë miqtë e duartrokitën për veprimin që bëri duke ruajtur qetësinë. Djali mori çantën me rroba dhe u largua nga shtëpia pa u justifikuar.