Filmi kosovaro-shqiptar “Cirku Fluturues” i Fatos Berishës nisin xhirimet e para (FOTO) – AlpeGossip
Filmi kosovaro-shqiptar “Cirku Fluturues”  i Fatos Berishës nisin xhirimet e para (FOTO)

Filmi kosovaro-shqiptar “Cirku Fluturues” i Fatos Berishës nisin xhirimet e para (FOTO)

Projekti filmi kosovaro-shqiptar “Cirku Fluturues” me skenar të Fatos Berishës e producent Vjollca Berisha ka nisur sot xhirimet.

Këtë e ka bërë të ditur vet producentja Berisha përmes disa fotografive të postuara në llogarinë e saj Facebook.

Kllapa e parë e këtij filmi është xhiruar në Prishtinë, ndërsa ky film do të ketë skena edhe në Shqipëri, Mal të Zi e Maqedoni.

“Cirku Fluturues” bazohet në një ngjarje të përjetuar nga vet skenaristi Berisha. Flet për kohën para luftës në Kosovë dhe mbyllet në fillim të luftës. I takon zhanrit komedi e zezë që do të shtjellojë humorin pikant britanik duke na treguar edhe kohën e vështirë që ka kaluar Kosova në vitet 90 pak para se të nisë lufta.

Ky projekt filmik është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë.