“E DEGJENERUAT MUZIKËN ME KLIPE PORNOGRAFIKE”/ Kantautori Sajmir Çili shpërthen ndaj këngëtares (VIDEO) – AlpeGossip
“E DEGJENERUAT MUZIKËN ME KLIPE PORNOGRAFIKE”/ Kantautori Sajmir Çili shpërthen ndaj këngëtares (VIDEO)

“E DEGJENERUAT MUZIKËN ME KLIPE PORNOGRAFIKE”/ Kantautori Sajmir Çili shpërthen ndaj këngëtares (VIDEO)

Këngëtarja dukje ngjashmëria e saj e madhe me këngëtaren Tuna, por nga ana tjetër promovoi edhe këngën e saj më të re.

Këngëtarja kosovare kishte sjellë një version të ri të këngës “Ku ke ti moj Ajshe”.

Mirëpo ky produksion muzikor, duket se nuk është pritur mirë nga kantautori Sajmir Çili. Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, Çili shfaq rezerva në lidhje me klipin, të cilin e cilëson si pornografike. Ndër të tjera, ai i drejtohet këngëtares duke i thënë se nuk ka të drejtë ta shfrytëzojë këngën “Ku ke ti moj Ajshe”.

“Të më falni, po degjenerimi vazhdon e vazhdon në përdhunimin e këngës së kënduar shqip, nga erdhëm e ku po shkojmë. A është nga Azerbaxhani, Turqia, Maqedonia, Bullgaria etj etj etj (vetëm teksti është shqip) përpos pornografisë së shtuar prej shumë vitesh në video-clipet. Oooooo Tv çfarë po i bëni Kulturës Shqiptare. Se kam vetëm me këtë këngë por me shumë e shumë e shumë të tjera. Oooooo producent çfarë kulture po i servirni brezit të ri….

O shqipëri këta janë kriminelët e kulturës tënde të vyer. Dita e Zisë për Muzikën Shqiptare ka kohë që ka zbritur në Shqiprinë tonë të dashur. Vetëm burgu për këto lloj monstrash mund të jetë zgjidhje. Kush i jep të drejtën këtyre mortjeve të shrytëzojnë një këngë si “Ku ke ti moj Ajshe”, dhe ta përdhunojnë”, shkruan Sajmir Çili.