“I KAM THËNË SE…”/ Janë kushërinj, por Ermali e paska refuzuar Fifin (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
“I KAM THËNË SE…”/ Janë kushërinj, por Ermali e paska refuzuar Fifin (FOTO+VIDEO)

“I KAM THËNË SE…”/ Janë kushërinj, por Ermali e paska refuzuar Fifin (FOTO+VIDEO)

Pak ditë më parë dy këngëtarët shumë të dashur për publikun, Ermal Fejzullahu dhe Fifi, të cilët janë dhe kushërinj, sollën bashkëpunimin e tyre të parë me titull “Përjetësi”. Kënga është pëlqyer shumë dhe numëron miliona klikime në Youtube.

Së fundmi në një intervistë për “Reload” në RTV Dukagjini Ermali ka treguar se bashkëpunimi i tyre mund të kishte ndodhur më herët, por ai ka refuzuar.

“Ideja ka lindur shumë spontanisht. Me Fifin kemi qëndruar bashkë nëpër xhirime dhe emisione të ndryshme. Unë e vlerësoj shumë si vokal dhe tekstshkruese, Fifin. Më ka thënë se kam dëshirë të bëjmë bashkë një këngë. Edhe unë i kam shprehur dëshirën për të bërë bashkë një këngë. Ma ka dërguar një këngë tjetër para kësaj. I kam thënë se kjo nuk është për ne. I kam thënë se duhet të bëjmë diçka që është më artistike dhe që do ta “shkrinim” në këndim. Jemi dakrorduar dhe në momentin që ma ka dërguar tekstin e këngës “Përjetësi”, i kam thënë: Pikërisht kjo është për ne”, ka treguar Fejzullahu.