FJALË ZEMRE PËR ALKETA VEJSIUN/ Vera Grabocka: Nise të shfaqesh si befasi në skenën e një bote të madhe, jam e lumtur që… - AlpeGossip
FJALË ZEMRE PËR ALKETA VEJSIUN/ Vera Grabocka: Nise të shfaqesh si befasi në skenën e një bote të madhe, jam e lumtur që…

FJALË ZEMRE PËR ALKETA VEJSIUN/ Vera Grabocka: Nise të shfaqesh si befasi në skenën e një bote të madhe, jam e lumtur që…

Regjizorja e mirënjohur, Vera Grabocka, dhe prezantuesja Alketa Vejsiu duket se nuk e kanë lëkundur miqësinë me njëra-tjetrën.

Së fundi, Vera i ka dedikuar disa fjalë zemre Alketës, teksa shkruan se është e lumtur që ylli që pa te Alketa, kur kjo e fundit ishte 16 vjeçe, sot shkëlen jo vetëm në Shqipëri.

“20 vjet bashke @alketavejsiu Jam e lumtur se ylli që pashe te ty ditën e parë ,kur ishe vetem 16 vjeç, sot shkëlqen dhe jo vetëm në Shqipëri, por nisi të shfaqet si befasi në skenën e një bote më të madhe… Është talenti dhe vullneti tënd unik që ke arritur në këtë majë..! Për të gjitha sukseset e tua në botën e spektakleve televizive…dhe për ty, si artiste dhe kolege e denjë dhe e çmuar, jam e lumtur pa fund!”, shkruan Grabocka.