“Do të bësh bebe?” Pirro Çako përgjigjet për arsyen që e ndau nga ish-partnerja – AlpeGossip
“Do të bësh bebe?” Pirro Çako përgjigjet për arsyen që e ndau nga ish-partnerja

“Do të bësh bebe?” Pirro Çako përgjigjet për arsyen që e ndau nga ish-partnerja

Pyetjet për jetën e tij personale futën në kurth kantautorin Pirro Çako. Ai ishte një nga të ftuarit mbrëmjen e sotme në spektaklin “Në kurthin e Piter Panit” dhe fëmijët nisën ta pyesnin për të ardhmen dhe të kaluarën e tij.

Pyetjes “do të bësh një bebe?”, Çako iu përgjigj kështu:

“Ky është kurth i vërtetë. Nuk disponoj mekanizëm”.

Kujtomë se ndarja e tij nga Sesilia , sipas burimeve erdhi pasi partnerja e tij 25 vite më e re kërkonte që të krijonin një familje.

Fëmijët e spektaklit e pyetën atë edhe për dashurinë, pasi mesa dukej ishin informuar nga prindërit lidhur me të kaluarën e Pirro Çakos.

“Dhe kur je beqar si i martuar je. Besoj te dashuria, por jo te pafundësia”, tha kantautori shqiptar.

“Do të martohesh prapë?”, ishte një tjetër pyetje, së cilës ai iu përgjigj:

“Me zemër nuk do të ishte keq, por me mendje është larg”.