I DOLI VIDEO ME NJË FEMËR TJETËR/ Arbenita merr vendimin drastik për Feron – AlpeGossip
I DOLI VIDEO ME NJË FEMËR TJETËR/ Arbenita merr vendimin drastik për Feron

I DOLI VIDEO ME NJË FEMËR TJETËR/ Arbenita merr vendimin drastik për Feron

Lidhja e reperit Fero dhe modeles Arbenita ka qenë në vëmendje të mediave ditët e fundit. Arbenita publikoi dy ditë më parë një foto të një vajze duke treguar se ajo i kishte shkruar reperit të njohur.

“Lloji i vajzave që gjej në mesazhet e të dashurit tim”, shkruante Arbenita. “Mos u ngatërro me një të dashur të çmendur”, shtonte modelja.

Vajza në fjalë ishte Serena Sula e cila ka qenë konkurrente në “Miss Shqipëria” dhe siç duket Serena njihej me Feron pasi ditën e djeshme “Intv” publikoi një video ku ajo dhe Fero shiheshin duke qeshur në prapaskenat e një koncerti.

Lidhur me këtë video, Arbenita ka reaguar së fundmi. Ajo ka publikuar  postimin e fundit të Kylie Jenner që flet për jetën e saj të vështirë dhe ka nënvizuar këto fjalë: “Jeta ime nuk është perfekte dhe ajo që shihni këtu në median sociale është vetëm sipërfaqja”.

Pas kësaj modelja bukuroshe publikoi një video ku shihej duke aplikuar për vizë amerikane.  “SHBA po vij”, shkruante ajo duke i lënë të gjithë të mendojnë se do të largohet nga vendlindja e saj.