ISH E DASHURA HAKMERRET NDAJ ADISIT/ Antoneta shijon festën në krahët e Kledit (FOTO) – AlpeGossip
ISH E DASHURA HAKMERRET NDAJ ADISIT/ Antoneta shijon festën në krahët e Kledit (FOTO)

ISH E DASHURA HAKMERRET NDAJ ADISIT/ Antoneta shijon festën në krahët e Kledit (FOTO)

Ai një nga ish-banorët e “Big Brother Vip” më të pëlqyer, ajo konkurrentja e parë e “Përputhen”. Flasim për Kledi Hysën dhe Antoneta Kocin, që ishte konkurrentja më e komentuar në sezonin e parë të “Përputhen”. Dy të rinjtë janë parë shumë afër njëri-tjetrit në një festë organizuar në kryeqytet.

Me aq sa kemi mundur të mësojmë, Kledi dhe Antoneta kanë kaluar thuajse gjithë natën në shoqërinë e njëri-tjetrit, duke mos i kursyer edhe kërcimet së bashku. Por bën më shumë çudi fakti i kësaj afërsie, pas zërave për një lidhje që Antoneta ka pasur me Adisin, partnerin aktual të Fifit dhe kushëririn e Kledit. Në kohën sa ishte pjesë e “Përputhën”, ajo u komentua edhe për një lidhje me ish-bashkëshortin e Adrola Dushit.

Kjo erdhi pasi ata u panë shpeshherë bashkë në klube të Shqipërisë. Ndonëse gjithnjë e më të shpeshta ishin zërat për një lidhje mes dy të rinjve, asnjëherë asnjë nga ata nuk e pranoi flirtin që kishin mes tyre. Tashmë që Adisi ka gjetur dashurinë në krahët e Fifit, ajo është hedhur në krahët e kushëririt të tij.

Vlen të përmendet që në të njëjtën festë, kanë qenë të pranishëm edhe Adisi me Fifin, por kanë qëndruar larg nga Antoneta, duke shijuar më shumë puthjet dhe përqafimet mes tyre, të pashqetësuar nga afërsia e ish-partneres së Adisit me Kledin. Ndërkohë që ish-banori i “Big Brother Vip”, Kledi Hysa, ka rrëfyer se e ka të vështirë të harrojë ish-të dashurën e tij austriake Khaoula Selmi, pasi i dha fund marrëdhënies 6-vjeçare me të.

Ndër të tjera, ai ka zbuluar detaje të reja nga njohja e Fifit me Adis Patushin dhe lajmet se çifti mund të jenë në pritje të një fëmije. Duke folur për përfundimin e marrëdhënies 6-vjeçare me modelen austriake, Kledi Hysa tha se ata tashmë kanë sqaruar gjithçka me njëri-tjetrin.

Ish-banori i BBV shtoi se për momentin është beqar dhe se nuk po e kalon lehtë ndarjen me ish-të dashurën e tij, duke shtuar se “njeriu nuk e harron menjëherë erën e ishit. Unë para 6 javësh jam kthyer në Austri, isha vetëm dy javë. Në atë kohë kam biseduar me ish-të dashurën time dhe janë sqaruar, biseduar gjërat dhe tani jam free (beqar).

Unë kam qenë 6 vite i lidhur dhe nuk është se njeriu ndahet dhe e harron menjëherë erën e ishit. Ndarja është gjithmonë e dhimbshme. Dua kohën time.

Nuk ka pasur një moment, sepse unë kam qëndruar. Siç thashë, para 6 javësh kemi diskutuar”, rrëfeu ai pak kohë më parë. Tashmë si mashkull i lirë, ai mund të flirtojë pa asnjë problem, madje edhe me ish-të dashurën e kushëririt të tij