NA RRËNQETHI/ Publikohet videoklipi i këngës së “I love Tropoja” (VIDEO) – AlpeGossip
NA RRËNQETHI/ Publikohet videoklipi i këngës së “I love Tropoja” (VIDEO)

NA RRËNQETHI/ Publikohet videoklipi i këngës së “I love Tropoja” (VIDEO)

Producenti dhe regjisori, Ermal Mamaqi ka publikuar sot videoklipin e këngës së filmit “I love Tropoja” që do të bëjë namin në kinema që prej 29 janarit. Kënga mban titullin “Mall i zjarrtë”, është shumë emocionuese, dhe është kënduar nga Ermal Mamaqi, të cilin na kishte marrë malli ta dëgjonim duke kënduar sërish.

Në videoklip shfaqen disa skena nga filmi, mes Ermalit dhe Arjolës, skena prekëse, skena romantike, por edhe për të qeshur.

Kënga është kompozuar nga kompozitori i madh shqiptar, Valentin Veizi, disa herë fitues çmimesh kombëtare dhe ndërkombëtare dhe vargjet e këngës janë shkruar nga poetja Alma Papamihali, poezitë e së cilës janë përkthyer në disa gjuhë të botës.

Nëse ende nuk e ke blerë biletën për të parë filmin, biletat i gjen në Pallatin e Kongreseve, në të gjitha pikat e Big Market, në të gjitha pikat e EasyPay.