“TA MBAJ KËTË TRUP ËSHTË PJESA MË E VËSHTIRË”/ Elona Duro humbi 9 kilogramë në DWTS (FOTO) – AlpeGossip
“TA MBAJ KËTË TRUP ËSHTË PJESA MË E VËSHTIRË”/ Elona Duro humbi 9 kilogramë në DWTS (FOTO)

“TA MBAJ KËTË TRUP ËSHTË PJESA MË E VËSHTIRË”/ Elona Duro humbi 9 kilogramë në DWTS (FOTO)

Mbrëmjen e djeshme ishte e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, moderatorja e njohur, Elona Dura. Gjatë intervistës, ajo foli edhe rreth eksperiencës së saj në “Dancing with the Stars”.

Duro u shpreh se përtej eksperiencës së paharrueshme në DWTS, ajo ka fituar edhe një formë të mirë trupore, të cilën ka dëshirë dhe besim se do ta mbajë edhe në vazhdim.

“Ta mbaj këtë trup është pjesa më e

“Kritikat i kam pasur, por të vështirë e kam pasur. Tani që kam edhe këtë rënien në peshë tani ndihem më e sigurt që të rri drejt. Kjo është një nga gjërat më të mira që fitova në këtë show kaq fantastik. Ta mbaj këtë trup është pjesa më e vështirë por do mundohem, kam krijuar lidhje me balerinët profesionistë dhe 1,2 apo 3 herë në javë do ja zë derën ndonjërit për palestër. Më erdhi vetëvetiu se je gjatë gjithë kohës e përqendruar dhe je gjatë gjithë kohës duke u djersitur, ndërroja 7-8 bluza gjatë provave”, tha moderatorja e dashur për publikun.

“Ta mbaj këtë trup është pjesa më e

Kujtojmë se Elona u eliminua të premten e kaluar dhe tashmë bën tifo për një tjetër konkurrent të spektaklit të kërcimit. Duro ka treguar se tani dëshiron që të fitojë gazetari i njohur, Isli Islami.

“Po të fitonte grupi im dhe të dilte grupi tjetër do të ishte Genti, këtë nisem nga pikët, disa gjëra janë të thjeshta, është dukshme, Genti është ndër më të rrezikuarit.  E kam të vështirë të them emra të tjerë kush e fiton, që dua unë të fitojë, është Isli, vetëm Isli”, tha moderatorja e njohur mbrëmjen e djeshme teksa ishte e ftuar në “Goca dhe Gra”.

“Ta mbaj këtë trup është pjesa më e