“JAM NË MËNDJEN TËNDE”/ Kristi habit me deklaratën për Luizin: Gjithçka do mbetet mes nesh, rri i qetë – AlpeGossip
“JAM NË MËNDJEN TËNDE”/ Kristi habit me deklaratën për Luizin: Gjithçka do mbetet mes nesh, rri i qetë

“JAM NË MËNDJEN TËNDE”/ Kristi habit me deklaratën për Luizin: Gjithçka do mbetet mes nesh, rri i qetë

Pas përfundimit të “Big Brother VIP 2”, u duk sikur raporti mes Luiz Ejllit dhe Krist Aliajt kishte ndryshuar. Ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri dilnin live në “Instagram” së bashku ku bënin shaka të ndryshme me njëri-tjetrin.

Por duket se diçka ka ndodhur së fundmi, pasi Kristi ka bërë një reagim në “Instastory”, ku etiketon edhe këngëtarin e njohur.

“Ah, thjesht nuk mund të rezistosh të përmendesh emrin tim. Duket se jam bërë ylli i mendimeve të tua në orët e vona. Rri i qetë, adhurimi yt sekret për mua do të mbetet gjithmonë mes nesh”, ka shkruar Kristi në foton që ka postuar në rrjetet sociale.

"Jam në mendjen tënde orët e vona"/ Kristi habit me

Në foton në fjalë ai shfaqet së bashku me Luizin, të cilin teksa i ka bërë tagg, i ka vendosur edhe 3 emoji me zemra të kuqe.

Kujtojmë se Luizi pati edhe një ‘debat virtual’ me Dea Mishel së fundmi. Këngëtari teksa po performonte në një koncert të tij, kujtoi disa fjalë të ish-banores së BB VIP që kishte thënë për Shkodrën.

“Tani këtë këngë ia dedikoj një banoreje të shtëpisë së BBVip se më tha je provincial se Shkodra është provincë”, tha Luizi, dhe i menjëhershëm ishte edhe reagimi i Deas.