Donald Veshaj, Einxhel Shkira dhe Beniada Nishani, e kanë kaluar mbrëmjen e djeshme duke folur për lidhjet e dashurisë me persona të njohur.
Aktori i humorit u shpreh se lidhja funksionin më shumë kur një nga personat në çift nuk është i njohur, ndonëse dy romancat e tij të fundit janë me vajza të famshme.
Nga ana tjetër, moderatorja e njohur tha se është ngarkesë e madhe që të mbajë jashtë syrit të publikut personin që dashuron dhe të mos flasë askund për të.
Pjesë nga biseda:
Donald: Kur janë të dy personat e njohur është më shumë problem. Unë mendoj se funksionon më shumë një lidhje kur një nga personat në cift është i njohur dhe tjetrin se di askush.
Einxhel: Prapë është peshë e rëndë për personin që është i famshëm që të mbajë loë profile personin tjetër dhe të mos e manifestojë kurrë në sy të njerëzve se sa i lumtur dhe i dashuruar është me personin e vet.
Donald: E rëndësishme është ta kuptojë ai sa e dashuruar është kjo apo ky.
Einxhel: Por mua më jep ngarkesë të madhe.
Donald: Nëse vajza është e njohur dhe ai jo, e rëndësishme është që ai ta kuptojë që kjo e do.
Einxhel: Por është vështirë që të jemi këtu në tavolinë dhe unë nuk them dot asgjë për njeriun që dua.
Beniada: Nuk ke pse të flasësh.
Donald: Kur ti nuk do ta bësh publike, kjo nuk ndikon te lumturia.
Einxhel: Dhe unë kam të drejtë ta bërtas që jam e dashuruar.