20 VJET PAS NDARJES NGA JETA TË VEDAT KOKONËS/ Miqtë dhe personalitete të letërsisë rikthejnë veprat e tij – AlpeGossip
20 VJET PAS NDARJES NGA JETA TË VEDAT KOKONËS/ Miqtë dhe personalitete të letërsisë rikthejnë veprat e tij

20 VJET PAS NDARJES NGA JETA TË VEDAT KOKONËS/ Miqtë dhe personalitete të letërsisë rikthejnë veprat e tij

20 vjet pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit, përkthyesit dhe leksikologut Vedat Kokona, personalitete të fushës së letërsisë, profesorë, studiues dhe familjarë, kujtuan fondin e artë që trashëgoi ai në letrat shqipe.

Kanë kaluar 20 vjet që kur u nda nga jeta shkrimtari, përkthyesi dhe leksikologu shqiptar Vedat Kokona.

Në një aktivitet kushtuar veprës së tij, personalitete të letërsisë, profesorë, studiues dhe familjarë, kujtuan punimet e paçmuara të tij.

Modestia, vullneti dhe kultura e tij janë gdhendur në romanet që ka shkruar dhe ka përkthyer, kryesisht nga gjuha frënge.

Nikolla: Kjo është një datë që e sjell gjithnjë e më shumë më pranë veprën dhe trashëgiminë që përfaqësonte.

Vajza e përkthyesit e kujton të atin si një njeri të përkushtuar me gjithë qenien e tij, për pasurimin e letrave shqipe.

Mimoza Kokona: Orët më të shumta të ditës, babi i klonte në dhomën e tij të punës. Mbyllej aty dhe dëgjohej vetëm makina e shkrimit.

Vedat Kokona është autor i disa fjalorëve frëngjisht-shqip dhe anglisht-shqip.

Ai ka sjellë në shqip veprat e autorëve më të mëdhenj të letërsisë botërore duke filluar nga Shekspiri deri tek Pushkini e Tolstoi.

Mendimi kritik dhe pena e zhdërvjellët i dhanë Kokonës një vend të pazëvendësueshëm në letrat shqipe.