I ÇMENDI DJEMTË E “DUPLEXIT”/ Eliona Pitarka tregon se paska një super të dashur – AlpeGossip
I ÇMENDI DJEMTË E “DUPLEXIT”/ Eliona Pitarka tregon se paska një super të dashur

I ÇMENDI DJEMTË E “DUPLEXIT”/ Eliona Pitarka tregon se paska një super të dashur

Eliona Pitarka është aktorja që ndiqni të shtunave në “Duplex” e që me pamjen e saj tërheq gjithnjë vëmendjen. Eliona tashmë është kthyer në një nga vajzat më të komentuara të showbizit e për të cilën publiku ka kuriozitet të dijë, sidomos kur vjen puna tek jeta private.

 

Eliona ishte e ftuar dje në “Fun day” ku gjatë emisionit ajo ka zbuluar se është në një djalë i cili e ka transformuar dhe mendon se ka gjetur dashurinë e vërtet.

“Aq shumë gjëra janë përfolur për mua dhe aq shumë janë shpifur sa që kam vendosur që këtë pjesë ta mbaj për veten time. Ai nuk është person publik dhe nuk do që të jetë absolutisht fare prandaj e respektoj vendimin e tij. Ai është shumë i kuptueshëm. Më ka ndihmuar dhe më ndihmon, kontrollon emailet e mia të punës, është shumë mendjehapur.

Sigurisht bëhet edhe xheloz sepse kam edhe epitetin e femrës seksi të Duplexit. Por ai e di kush jam unë. Ai më njeh shumë mirë. Kuptohemi me sy. Nuk kam qenë kurrë romantike por derisa zbulova dashurinë e vërtet, jam bërë shumë. Njeriun e ndryshoka dashuria. Kam qejf të më sjellë lule, çokollatë. Ku i kam dashur unë ndonjëherë këto gjëra, kam qenë grifshë. Ai më ka transformuar, më ka bërë më të ëmbël”, u shpreh Eliona.