Këngëtarja e njohur nga Azia, Priyani Jayasinghe ka ndërruar jetë.
Ajo është gjetur e therur me gërshërë në shtëpinë e saj.
Mediat lokale raportojnë se trupi i saj i masakruar u gjet në banesë dhe se autori mendohet të jetë bashkëshorti.
Lajmi për vdekjen e saj është konfirmuar nga anëtarët e familjes.
Këngëtarja kishte dy djem dhe ishte shumë e famshme në Sri Lanka me disa hite në repertorin e saj.