Rudina Magjistari mbetet prej vitesh një nga moderatoret më të dashura për publikun, por edhe shumë e komentuar. Sidomos për jetën private të Rudinës ka gjithnjë kuriozitet dhe shpeshherë vetë moderatorja na zbulon momente nga përditshmëria.
Këtë të hënë Rudina së bashku me bashkëshortin, Xhavitin dhe vajzën Mia kanë blerë zbukurimet për festat e fundvitit. Moderatorja ka postuar në Instagram një foto nga shtëpia, ku shihet tavolina e mbushur me dekorime.
“Me duket se aksidentalisht kemi blere te gjitha llojet e dekorimeve ne dyqan. E dua kete atmosfere! Sa qejf qe eshte nentor akoma. Nje jave me shkelqim e xixa per te gjithe!”, shkruan Rudina.