SË SHPEJTI NËNË PËR HERË TË PARË/ Alba Çobaj e ka të sigurt që do të jetë një mama super strikte! (FOTO) – AlpeGossip
SË SHPEJTI NËNË PËR HERË TË PARË/ Alba Çobaj e ka të sigurt që do të jetë një mama super strikte! (FOTO)

SË SHPEJTI NËNË PËR HERË TË PARË/ Alba Çobaj e ka të sigurt që do të jetë një mama super strikte! (FOTO)

Ish-banorja e edicionit të 8 të “Big Brother Albania”, Alba Çobaj, do të bëhet nënë për herë të parë.

Këtë lajm të bukur ajo e konfirmoi vetëm pak ditë më parë, teksa tregoi se gjithashtu është martuar në fshehtësi me partnerin e saj, Migenin.

Alba është në muajin e nëntë të pritjes së ëmbël dhe pritet që nga dita në ditë të sjellë në jetë vogëlushen e saj.

Në një intervistë me emisionin “Kafe shqeto” ditën e sotme, ish-banorja ka folur më shumë për shtatzëninë.

Alba ka treguar se nuk po kujdeset aspak për linjat e saj dhe nuk shqetësohet nëse do të marrë shumë kilogramë gjatë pritjes.

Ajo mendon se është çështje gjenetike, ndaj shprehet se po e shijon gjithçka në maksimum pa vrarë mendjen për asgjë.

Gjithashtu, pyetjes se çfarë mamaje do të jetë, Alba i është përgjigjur:

“Jam e sigurt që do të jem shumë strikte. Besoj se ne vet jemi ashtu siç na kanë rritur, pra atë që kemi marrë nga fëmijëria, formimin tonë. Unë kam pasur një mama strikte, të rregullt, shumë kërkuese, të fiksuar mbas perfeksionit.”

Siç tregoi më herët, Alba dhe partneri i saj, Migeli,

janë bashkë prej 3 vitesh, janë fejuar në muajin maj të vitit 2019 dhe në muajin tetor janë kurorëzuar me martesë.

Megjithatë, Alba preferon ta mbajë të fshehtë partnerin nga mediat, siç ka bërë gjatë gjithë kësaj kohe.