SHERRET BRENDA GRUPIT/ Nga “OTR” tek “BABASTARS”, kush janë këngëtarët që braktisën “labelin” (FOTO) – AlpeGossip
SHERRET BRENDA GRUPIT/ Nga “OTR” tek “BABASTARS”, kush janë këngëtarët që braktisën “labelin” (FOTO)

SHERRET BRENDA GRUPIT/ Nga “OTR” tek “BABASTARS”, kush janë këngëtarët që braktisën “labelin” (FOTO)

Industria e muzikës gjithnjë sjell fitime të mëdha në bazë të pëlqyeshmërisë në treg dhe si e tillë është josh një një pjesë të madhe të atyre që mendojnë se e kanë atë talent.

Një nga mundësitë në tregun e saj është edhe krijimi i atyre që quhen “label” oe ndryshe grupe muzikore ku anëtarët e tij menaxhohetn nga drejtuesit apo nga një person I caktuar.

Edhe pse qëllimi kryesor është shprehja e talentit të tyre, arritja e një audience të lartë ndodh edhe që të devijohet nga ky qëllim e të krijohen mosmarrëveshje.

Edhe në Shqipëri jo rrallë herë kanë ndodhur sherre mes anëtarvë të grupeve muzikore, të cilat kanë rezultuar në këngëtarë të larguar dhe nxjerrjen në “shesh” të të”palarave”.

“Otr”, “On Record” si dhe së fundmi “Babastars” janë disa nga grupet në të cilët ka pasur zënka mes anëtarëve:

On Records

Arta Memedi, Baby G janë larguar nga labeli dhe arsyet mendohet të jenë të lidhura me biznesin. gjithashtu dy vëlezërit Mozzik dhe Getinjo janë larguar jo miqësisht çka bëri që të reagonte dhe menaxheri Met Elshani i cili kishte ngritur padi drejt tyre:

”Persona që nga 0 i kemi bërë të famshëm dhe që kemi investuar në ta me qindra mija euro kan vendos në mënyrë të njëanshme pa kurfar arsye të largohen nga On Records , por ju garantoj se këta dy persona kanë një super kontrat të nënshkruar me këtë kompani ,sa që do ta kuptojnë dhe do ta ndjejnë moralisht se kanë bërë një shkelje të madhe të marrëveshjes tonë , dhe dhe do të përballen me gjyqin e përcaktuar në këtë kontratë”. u shpreh ai pas largimit të dy vëllezërve.

Otr

Largimi i bujshëm i Enca Haxhiaj pas prishje së marrëdhënieve me Noizyn u përfol shumë nga të gjithë.

Edhe pas largimit deri më sot marëdhëniet e tyre nuk u përmirësuan asnjë moment por kanë vazhduar të bëhen më keq.

Babastars

Marrëdhëniet mes djemve të grupit duket se janë përkeqësuar nga ato që thuhen kohët e fundit. 

Agona Amiga publikoi këngën “O bir ” për të cilë thuhej se ishte haptazi një dedikim ndaj Getoar Selimit.

“T’kom msu qa me vesh, t’kom msu qa me ble, sot mas 15 vjetve jeni tu ma tesh”. – këndon ai në këngën “O Bir”.

Gjtihashtu Skivi dhe Cozman kanë nxjerrë “të palarat” e grupit e të gjitha të dokumentuara 

“U kërkoj falje fansave për anulimin e koncerteve, por dua të filloj gjëra të reja. Nuk mundem më me repera fallco, këta nuk ishin askush. Kështu që kam bërë një pushim që të pushoj dhe të rregulloj disa gjëra. Unë do të vij, por këtë herë do të vij ndryshe” – është shprehur Cozman së fundmi në lidhje me largimin e tij. Gjithashtu aipublikoi edhe disa dokumente zyrtare ku ku tregohet se anëtarë zyrtarë janë: Getoar Selimi, Agon Amiga, Skivi, Dj Marshall Jungle dhe Cozman.

Drejtor është Getoar Selimi si aksioner kryesor, ndërsa Majk, Onat dhe Dekorim Sahiti nuk figurojnë zyrtarisht në labelin Babastars.

Ai më tej mbështeti edhe fjalët e Skivit duke zbuluar se prej shumë kohësh grupi nuk po funksiononte më si label për shkak të interesave personale. Ndërkohë Getoar Selimiakoma nuk ka dhënë reagim për këto mosmarrëveshe e ndërkohë shijon pushimet me bashkëshorten e tij, Marina Vjollcën.

/AlpeNews.al