Arilena Ara është padiskutim një ndër këngëtaret më të mira të Shqipërisë. Artistja mjaft e re në moshë është shndërruar në fenomenin e vitit pas hiteve të njëpasnjëshme që nxori. Tashmë fama e saj i kalon kufijtë e vëndit tonë.
Mirëpo Arilena vijon të mbetet vajza e ëmbël që të gjithë njohëm në fillim. Artistja është shumë aktive në rrjetet sociale dhe nuk nguron të na tregojë rutinën e saj ditore. Ditën e sotme ajo ka postuar një foto në instagram ku tregon se e ka filluar që herët palestrën.
“Rutina ime ditore në palestër që në orën 8”, -ka shkruar Arilena në mbishkrimin e fotos. Pa asnjë pikë grim, artistja duket shumë mirë nga ambientet e palestrës ku ushtrohet. Ajo poston vazhdimisht foto teksa palestrohet dhe prandaj ka një trup mjaft të tonifikuar.