KRIZË NË MARRËDHËNIEN MES HEIDIT DHE ROMESOS? Çfarë po ndodh mes çiftit të BBV-së, dyshimet për fundin e lidhjes mes tyre – AlpeGossip
KRIZË NË MARRËDHËNIEN MES HEIDIT DHE ROMESOS? Çfarë po ndodh mes çiftit të BBV-së, dyshimet për fundin e lidhjes mes tyre

KRIZË NË MARRËDHËNIEN MES HEIDIT DHE ROMESOS? Çfarë po ndodh mes çiftit të BBV-së, dyshimet për fundin e lidhjes mes tyre

Së fundmi vëllezërit Veshaj, Romeo dhe Donald festuan ditëlindjen e tyre. Në 29 vjetorin e lindjes së tyre të dy moderatorët morën urime të veçanta nga familjarët dhe miqtë.

Por Heidi Baçi, e dashura e Romeos me të cilën u njoh brenda shtëpisë së Big-Brother Vip, nuk u pa ta uronte moderatorin në rrjetet sociale.

Kjo ngriti dyshimet se çifti i njohur ndoshta po kalon një krizë në marrëdhënien e tyre. Po ashtu, prej disa kohësh ata nuk kanë postuar foto me njëri-tjetrin në rrjetet sociale, ndërkohë që më parë kanë qenë më aktiv dhe të pandarë në profilet e tyre.

Dyshja shpesh herë ndanin në profilet e tyre çaste të bukura nën shoqërin e njëri-tjetrit, ku nuk mungonin as momentet romantike e gazmore.

Megjithatë, ata ende vazhdojnë ta ndjekin njëri tjetrin në rrjetet sociale si dhe fotot që ata kanë bërë së bashku gjenden në profilet e tyre.

Kujtojmë që romanca mes çiftit filloi teksa të dy ata u bën pjesë e reality show-t të BBV, ata u përfolën mjaft nga publiku si dhe fituan dashurinë e tyre.

Pas daljes nga shtëpia e famshme çifti filloi bashkëjetesën, ata u panë gjatë verës në vende të ndryshme me pushime.

Shpesh dyshja u shfaq krahë Borës dhe Donaldit ku u duk se marrëdhënia mes tyre ishte e mirë.

Këtë e ka shprehur edhe vetë Heidi në një intervistë teksa ka thënë që është e lumtur që i do shumë Romeon dhe Borën.

“Jam shumë e lumtur që i dua shumë,” tha Heidi asokohe, por mungesa e një urimi për Romeon, ka bërë që shumë të mendojnë që ata nuk janë më bashkë.