Inspirim apo kopjim?! Njihuni me reperat shqiptarë që bëjnë DISS-e me këngë të vjedhura (VIDEO) – AlpeGossip
Inspirim apo kopjim?! Njihuni me reperat shqiptarë që bëjnë DISS-e me këngë të vjedhura (VIDEO)

Inspirim apo kopjim?! Njihuni me reperat shqiptarë që bëjnë DISS-e me këngë të vjedhura (VIDEO)

Tashmë nuk është më çudi që këngëtarët shqiptarë të kopjojnë këngët e huaja dhe ti sjellin në versionin shqip. Por ka disa nga ata të cilët pothuajse të gjitha këngët i kanë të kopjuara dhe nuk kanë turp fare.

Dy këngëtarë të njohur, me emrat e artit si Blunt dhe Real 1 thyejnë rekordin për këtë gjë.

Para disa kohësh ata publikuan këngën “Qika Jem”.

Mirëpo rezulton se kjo këngë është komplet e vjedhur nga kënga e Quality Control, Quavo, Lil Yachty – Ice Tray.

Kjo nuk është e vetmja.

Edhe kënga “Shaolin Gang” është e kopjuar. Melodia e kësaj kënge është imitim nga kënga  e “The Ransom – Resist”.

Vazhdojmë me këngën e radhës.

Nëse e keni të njohur “Do you love me” me ritme orientale atëherë keni plotësisht të drejtë. Refreni i këngës duket se bazohet në fakt në dy këngë të publikuara vite më parë, njëra prej tyre është rikthyer së fundmi në vëmendjen e publikut dhe është kaq komike.

“Do you” është një këngë që ka tërhequr së fundmi vëmendjen e shumë artistëve dhe një prej tyre duket se është edhe dyshja nga Kosova.

Nga kërkimi rezulton se kjo këngë e ngjashme është realizuar edhe nga The Warren Brothers, në vitin 2000, por e rrymës “country”.

Gjithësesi nuk dimë nëse Blunt dhe Real 1 thjesht janë frymëzuar nga këngët, i kanë kopjuar, apo e gjitha kjo është një rastësi e çuditshme.

Përgatiti AlpeNews.al