“U shokova kur e mësova babai humbi 10 kg”/ Regjisorja shqiptare rrëfen luftën me leuceminë (VIDEO) – AlpeGossip
“U shokova kur e mësova babai humbi 10 kg”/ Regjisorja shqiptare rrëfen luftën me leuceminë (VIDEO)

“U shokova kur e mësova babai humbi 10 kg”/ Regjisorja shqiptare rrëfen luftën me leuceminë (VIDEO)

Dhimbjen, e ktheu në forcë! Arlinda Morina vendosi të rrëfejë për publikun shqiptar, gjithë luftën e saj me sëmundjen e leucemisë, të cilën e fitoi. 35-vjeçarja nga Kosova, ishte dedikuar karrierës së saj si regjisore, kur krejt papritur mësoi se ishte e sëmurë. E ftuar në emisionin “Rudina”, Arlinda tregoi se pas 20 kimioterapive, ajo shpëtoi nga sëmundja e rëndë.

“Unë isha duke punuar për një shfaqje në teatrin Dodona dhe filluan të më nxjerrin hundët gjak dhe kisha një lodhje jo të zakonshme të shoqëruar me dhimbje në fund të brinjëve. Mendova të mbaroj shfaqjen dhe të shkoja në spital, pasi mbarova shfaqjen shkova në spital dhe bëra analizat dhe kisha homoglobinën tepër të ulët. Më thanë që me urgjencë duhet të shkoja në spital, më pa doktori dhe më kërkoi të shtrohesha. Telefonova familjen dhe erdhën dhe morën analizat. Fillimisht nuk më treguan, donin ta mbanin të fshehtë, por pasi erdhi vëllai nga Finlanda më tregoi se nuk ishte grip, por leucemi. Kur ma tha, për një moment mu duke sikur ndali zhurma. Nuk është e lehtë, por vendosa të krijoj një humor tek vetja dhe i vendosa emrin Leo sëmundjes. Filloi kimioterapia dhe kaloi gjithçka. Kam shtuar 20 kilogramë, por tani po merrem me sport” – tha regjisorja.

35-vjeçarja rrëfeu se prindërit e saj e përjetuan shumë keq, madje i ati i saj ka humbur 10 kilogramë.

“Ka qenë shumë e vështirë për familjen time, babai im ka humbur 10 kile, por nëna ka qenë shumë e fortë, gjë që nuk e kam pritur. Gjithë familja ka përjetuar një lloj shoku. Por kur motivon vetveten largohet e keqja prej teje” – përfundoi Arlinda Morina.