“A JE E KËNAQUR?” Olta Gixhari rrëfen bisedën në dhomën e rrëfimit që u bë virale: Bëra botox… – AlpeGossip
“A JE E KËNAQUR?” Olta Gixhari rrëfen bisedën në dhomën e rrëfimit që u bë virale: Bëra botox…

“A JE E KËNAQUR?” Olta Gixhari rrëfen bisedën në dhomën e rrëfimit që u bë virale: Bëra botox…

Ish-konkurrentja e Big Brother VIP, Olta Gixhari ka sqaruar se videoja që u bë virale në rrjete sociale ku dëgjohej duke folur në dhomën e rrëfimit ku e pyesin nëse është e kënaqur.

Aktorja thotë se në mënyrë të fshehtë kishte bërë botox në ballë se i dukej sikur ishte plakur gjatë qëndrimit në Big Brother VIP. Pas seancës, u pyet në dhomë të rrëfimit nëse ishte e kënaqur që në rrjet u interpretua sikur e kishin pyetur nëse ishte e kënaqur me largimin e Kiara Titos.

“Janë keqkuptuar shumë, jam e bindur që vajzat dhe gratë që po na shikojnë e kanë kuptuar se për çfarë po flasim, unë thjesht bëra një botox në ballë. Ajo më thotë afrohu të të shoh ballin dhe unë afrohem dhe i them pas 2 javësh do shoh efektin, unë bëra një botox në mënyrë të fshehur sepse më ishte tekur që në atë program u plaka shumë dhe mu bë psikozë dhe thash nuk dua më të shtohen rrudhat dhe u thashë ju lutem të bëj një botox për ballin. Nëse më kërkoni të lëviz ballin, nuk, është bërë drru. Për ata që kanë menduar se ishte një bisedë për Kiarën, a je e kënaqur që nxorëm Kiarën”, tregoi Olta Gixhari në një intervistë televizive.

Një javë më parë, Olta vendosi që të lërë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP pasi nuk mund të përballonte më distancën nga familja.