U tha se do të largohej nga “Vizion Plus” reagon Orinda Huta: Të gjithë e dinë se… – AlpeGossip
U tha se do të largohej nga “Vizion Plus” reagon Orinda Huta: Të gjithë e dinë se…

U tha se do të largohej nga “Vizion Plus” reagon Orinda Huta: Të gjithë e dinë se…

Lartë e poshtë u fol për një largim të Orindës nga Vizion Plus. Pas lajmit se Turi do të largohet nga Vizioni për të shkuar në Klan, po thuhet se edhe Orinda do ta ndjekë pas. “Do të shkojë me Turin në Klan”, shtonin portalet. Por Orinda Huta e kontaktuar nga  Tiranapost tha: “Jo nuk është fare i vërtetë si lajm. Nuk e di si ka dalë, sepse dhe miqtë e mi e dinë që unë do të vazhdoj të qëndroj në Vizion”. Pra Turi dhe Orinda do jenë bashkë kudo në vazhdimësi, veçse në televizion jo. Se e dimë që Turi e ka vendosur largimin dhe do fillojë në Klan.

Në sezonin e ri në muajin shtator, ai pritet të nis një emision me lojëra.

Më herët në Vizion Plus, ai solli përpara ekranit disa game show ku më të njohurat janë Përrallë me Mbret, Përrallë me Pirat dhe Mos u Nxeh.